“4 furgonë të FNSH, banorët përplasen me policinë”, gazetari tregon situatën para protestës

Nga A2 CNN
23 Korrik 2026, 08:18 | Politikë

“4 furgonë të FNSH, banorët përplasen me

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie përreth Kuvendit, ku këtë të enjte pritet të zhvillohet protesta qytetare, ndërsa deputetët mblidhen për seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.

Gazetari Anesti Bajramemaj, në një raportim për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, bën me dije se e gjithë zona rreth Parlamentit është rrethuar nga forcat e policisë. Në kryqëzimin pranë Xhamisë së Namazgjasë do të lejohet kalimi vetëm i deputetëve, ndërsa qytetarët e tjerë nuk do të mund të hyjnë në perimetrin e sigurisë të vendosur nga autoritetet.

Masat janë marrë për shkak të protestës që pritet të nisë në orën 08:30. Sipas raportimit, në zonë kanë mbërritur edhe efektivë të FNSH-së në numër të shtuar, ndërsa janë vendosur katër furgonë të kësaj force.

"Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastësishëm janë përplasur me policinë kanë tentuar të kalojnë në perimetrin e sigurisë, por nuk janë lejuar nga policia", raporton gazetari Bajramemaj. 

Deri në momentin e raportimit, nuk ishte vërejtur ende hyrja e deputetëve në godinën e Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos