82-vjetori i çlirimit, autoritetet zhvillojnë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 11:00 | Politikë

82-vjetori i çlirimit, autoritetet zhvillojnë homazhe pranë

Këtë 29 Nëntor, Shqipëria feston ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Me rastin e 82vjetorit të Çlirimit, autoritetet më të larta shtetërore zhvilluan homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë, ku vendosën kurora me lule te monumenti “Nënë Shqipëri”.

Në ceremoninë e zhvilluar në orën 10:00 të mëngjesit, morën pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, zv/kryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, si dhe shefi i shtabit të Forcave të Armatosura.

Në mesazhin e përcjellë për këtë ditë të shënuar, Presidenti Begaj theksoi, ndër të tjera, detyrimin e çdo brezi për nderimin e dëshmorëve dhe ruajtjen e amanetit të tyre, lirinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos