
Në këtë 29 Nëntor, festën e Çlirimit të Shqipërisë, në Shkodër u rishfaqën simbolet e diktaturës. Sekretari i Partisë Komuniste Gjon Bruçi nderoi pranë ushtarit të panjohur tek varrezat e dëshmorëve me grusht dhe vendosi yllin e kuq komunist. Bruçi deklaroi se “Enver Hoxha është heroi i kombit shqiptar” duke mohuar dhe mos pranuar krimet e rënda që diktatura komuniste i shkaktoi popullit shqiptar.
Kryetari i LANÇ në Shkodër, organizata e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Zamir Llazani u shpreh se 29 Nëntori është një prej ditëve më të rëndësishme të Shqipërisë ndërsa tha se për gjendjen ku ndodhej populli shqiptar në 1944, diktatura ishte e nevojshme.
Simbolet e komunizmit ende nuk janë të dënuara me ligj në këto 36 vite duke lejuar që përkrahësit e diktaturës të Enver Hoxhës të shfaqen lirisht në publik. Përfaqësuesit vendor në Shkodër që morën pjesë në këtë ceremoni, nuk u distancuan nga këto gjeste dhe simbole të komunizmit. (A2 Televizion)