Kryeministri Edi Rama inspektoi stadiumin ku do të zhvillohet koncerti i Kanye West më 11 korrik. Sipas Ramës, në të do të marrin pjesë spektatorë nga 80 shtete të ndryshme të botës.
“Një pjesë e mirë e njerëzve të cilët edhe dizinformohen, nuk e kuptojnë rëndësinë që ka ky event, rëndësinë që ka kjo ndërmarrje jo vetëm nga pikëpamja e vështirësisë së realizimit në vetvete dhe për rekordin që Shqipëria do arrijë që të bëhet realitet, por nga pikëpamja ekonomike është direkte. Një përfitim i jashtëzakonshëm për zonën, për qytetin, për kryeqytetin”, tha ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcjell A2 CNN.

“Këtu nuk po punohet për një event, nuk po punohet për një ngjarje, po punohet për të pasur një reputacion i cili nëse ne ja dalim me të gjitha elementet dhe ne besoj do ja dalim që të jemi aty ku duhet në këtë organizim. Do jetë një gjë që do jetë për 10 vjet, do jetë një derë që hapet për një mundësi për ne, që të jemi jo vetëm në kalendarin global tashmë të eventeve, por një hyrje e Shqipërisë në një nivel krejt tjetër”.
Kryeministri Rama tha se ky është një event i organizuar tërësisht nga grupi privat, ku marrin pjesw partnerë shqiptarë, gjermanë, turq. “Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë që ata mijëra e mijëra njerëz të cilët kanë prerë bileta nga Europa, nga Amerika, gjithë bota, 80 shtete, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë deri tani që flasim më shumë sesa ë ata që blenë biletat dhe erdhën për finalen e Konference Ligës”, tha Rama.

“Ky event nëse do të mbetej i paralizuar do të ishte një mundësi më pak për ekonominë e kryeqytetit, sepse ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të menjëhershëm, por sjellin dhe një impakt ekonomik hap pas hapi. Ajo finalja e Konferencë Ligës na solli ne të gjithë atë grup turistësh nga Holanda dhe nga Italia. Ja këto janë eventet, sepse bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla që natyrisht kërkojnë një shpenzim në fillim, por janë investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet, nuk kthehet mbrapa të hidhen përpjek ata që s'duan”, shtoi ai.
Gonxhja tha se për ndërtimin e stadiumit janë angazhuar 3500 punëtorë. Ai ka kapacitet për 60 mijë vende, 30 mijë të ulur. (A2 Televizion)