Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Marlind Laçi, tha në emisionin “Dita Jonë” se është e vështirë që në 2027-ën të mbahet samiti i NATO-s.
Laçi thekson se Shqipëria s’ka plotësuar kontributin 2 për qind për aleancën, dhe arsyeja tjetër janë çështjet e sigurisë. Sipas ekspertit Tirana nuk ka kapacitete për të mbajtur një samit të këtij niveli, ku marrin pjesë liderë botërorë.
“Ka vend për aludime, për aq kohë sa Shqipëria nuk ka plotësuar 2 për qindshin në investimet në çështjet e sigurisë dhe çështje ushtarake. Nuk ka patur një paralajmërim të dytë që samiti i radhës do të mbahet në Republikën e Shqipërisë dhe sigurisht që do ishte pozitive, në qoftë se do mbahej në Shqipëri. Mbetet në pikëpyetje, do shihet në fund të këtij samiti, për një lajmërim të dytë, nëse samiti i 2027-ës do mbahet në Tiranë. Nga mesazhet që jepen edhe nga vet Trump, që po shkoj në Turqi vetëm nga marrëdhënia e ngushtë me Trump, tregon që mund të rishihet si çështje. Vështirë të kryhet një samit i tillë në Shqipëri, kjo edhe për shkak të sigurisë. Nuk kemi kapacitete për të mbajtur një samit të këtij niveli. Mos harrojmë janë lider globalë, që përfaqësojnë fuqitë kryesore botërore, dhe më duket paksa e vështirë sa i përket kapaciteteve”, tha ai.
(A2 Televizion)