Gazment Bardhi tha se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku sipas Partisë Demokratike duhet të merret autorizimi për arrestimin e deputetit Ervin Salianji.
Burime për A2 CNN thanë gjatë ditës se kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, nuk do ta pranojë kërkesën PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Duke ju referuar nenit 71, sipas Kuvendit nuk është në kushtet kur nevojitet mbledhja e Këshillit për rastin e Ervin Saljanit. Kuvendi po pret shkresën zyrtare për Saljanin që më pas të njoftohet seanca për vakancën.
I pyetur nëse ka marrë përgjigje, Bardhi tha: “Jo, sepse Edi Rama është në Amerikë dhe nuk është zgjuar akoma. Dhe po presin të zgjodhët Rama që të marrin urdhrat e tij”.
Salianji u shpall fajtor në Apel për kallëzim të rremë dhe u dënua me 1 vit burg. Edhe pse deputetët e tjerë të PD i kërkuan që të mos e zbatojë vendimin, Bardhi njoftoi se Salianji ka vendosur të vetëdorëzohet dhe të vuajë dënimin. (A2 Televizion)