A do t’i bashkohet PD ndërhyrjeve në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2026, 13:35 | Politikë

A do t’i bashkohet PD ndërhyrjeve në ligjet e

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD nuk do të bëhet pjesë e asnjë ndërhyrje në ligjet e drejtësisë, raporton A2CNN. Kreu i PD u shpreh edhe njëherë sot në mbështetje të kërkesës së magjistratëve për rritje rrogash.

Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute e asnjë ndërhyrje. Edhe radhën e kaluar dhe theksova, dhe tani. Gjykatësit dhe prokurorët e vendit kanë të drejtë 100% të pretendojnë një piramidë rrogash në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve. Kanë të drejtë të refuzojnë një piramidë rrogash e cila është ndërtuar totalisht mbi baza, qëllimesh të zeza politike", tha Berisha.  

"Gjykatësit dhe prokurorët me gjithë plus-minuset që kanë, siç kanë të gjithë grupet e tjera, nuk kanë patur as vërejtjen më vogël, edhe në atë kohë kur, rrogat e tyre, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, po marr atë, nuk shkonin më shumë se 1400-1600 euro, sepse piramida e rrogave ishte ajo që duhej të ishte sipas frymës së Kushtetutës. Kurse Edi Rama për të ndërsyer një grup mercenarësh kundër opozitës, u vuri atyre rrogat më të larta në Europë, rroga që nuk ekzistojnë, në vendin me rrogat më të ulëta të tjera, në Europë”, vijoi kryedemokrati.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos