Pezullimi i vizave nga SHBA, ministrja Spiropali pranon ndikimin te familjet shqiptare

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2026, 00:03 | Politikë

Pezullimi i vizave nga SHBA, ministrja Spiropali pranon ndikimin te familjet

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se pezullimi i vizave për emigracionin nga SHBA është i përkohshëm.

Këtë garanci, ministrja tha se e kishte marrë gjatë takimit që zhvilloi me Nënsekretarin për Çështjet Konsullore në Departamentin e Shtetit, shkruan A2.

Sipas saj, kjo është politikë e brendshme e SHBA-së, por pranoi se ndikon tek familjet dhe tek emigrantët dhe shqiptarët që vijnë në SHBA. 

Zonja Spiropali, në një përgjigje të një pyetjeje tjetër të gazetares Keida Kostreci për përfshirjen e Shqipërisë në listën e 75 vendeve, për qytetarët e të cilëve Departamenti i Shtetit, ka pezulluar vizat e imigracionit, duke ndërmarrë një rishikim të procedurave nga shqetësimet se emigrantët e këtyre vendeve mund të bëhen “barrë publike” për Shtetet e Bashkuara: “Pyetje e mirë sepse sapo erdhëm nga takimi me Nënsekretarin për Çështjet Konsullore në Departamentin e Shtetit. Dhe, pjesë e bisedës, pjesa më e madhe e bisedës ishte rregullorja e re që ata kanë për rivlerësimin e përkohshëm, siç e quanin ata, të vizës së imigracionit. Pra, për ata që duan të vijnë dhe të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara. Pra, qëndrimi ynë është, është shumë i qartë. Siç e dini, shqiptarët janë kontribues këtu, kemi një diasporë në rritje...ata po kontribuojnë në sistem dhe duan më shumë përgjigje në lidhje me kohëzgjatjen dhe mënyrën se si u mor vendimi”.

Ajo tha se zyrtari amerikan “na siguroi se, së pari, kjo është e përkohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos