A i ka përmbushur Struktura e Posaçme pritshmëritë? Prençi: SPAK në punë, politika në hall

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 21:10 | Politikë

A i ka përmbushur Struktura e Posaçme pritshmëritë?

Në debatin televiziv në “Of the Record” me Andrea Dangllin u diskutua dhe për 5 vjetorin e krijimit të SPAK dhe a i ka përmbushur Struktura e Posaçme pritshmëritë e publikut.

Për pedagogun Zylyftar Bregu, puna e deritanishme e SPAK është e lavdërueshme pasi ka hetuar në të gjitha nivelet, por për të duhet pritur vendimi që do të japë gjykata për shumë çështje.

“SPAK ka përmirësuar nivelin e besueshmërisë. Ka hetuar në të gjitha nivelet e pushtetit, ish-president, ish-kryeministër, ish-zv.kryeministër. Tani do të shohim sa dënime do të marrin nga gjykata. Për mua i ka përmbushur pritshmëritë si një strukturë e posacme”, tha Bregu.

Edhe për drejtuesin e policisë, Shemsi Prençi, SPAK është institucioni i vetëm që po tremb politikën majtas dhe djathtas.

“Kam pasur fatin kur 8 prokurorët e parë bën betimin dhe në atë kohë shumë pak mendonin se një strukturë e tillë do të bënte namin. SPAK është në punë dhe politika është në hall. Shqipëria ka një strukturë para së cilës i dridhen këmbët kujtdo që ka ngrënë djersën e popullit. Një ish-ministër i partisë në pushtet iu konfiskuan 12 pasuri dhe kjo është një arritje dhe shpresojmë që SPAK të ngrejë stekën dhe më shumë”, tha Prençi në “Off the Record”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos