“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”, Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 20:32 | Politikë

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”, Xhaferaj:

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe shpërndanin para në këmbim të votës.

Ai tregon se në atë kohë i kërkoi dhe kreut të PD të asaj kohe, Lulzim Basha që të kishte kujdes me deklaratat optimiste pasi zgjedhjet ishin blerë.

Sipas Xhaferaj, me këtë lloj skenari që ka përgatitur mazhoranca për zgjedhjet, nuk ka nevojë që të futë duart në kutitë e votimit.

“Mazhoranca i blen zgjedhjet përpara. Ditën e zgjedhjeve nuk ndodh asgjë. Duket sikur zgjedhjet janë demokratike. Por mazhoranca i kishte blerë 10 ditë përpara. Ju tregoj rastin gjatë fushatës kur një makinë me 2-3 eksponentë të socialistëve bridhte në disa fshatra, hynte në dyert e njerëzve dhe më pas dilnin duke u përqafuar. Basha ishte optimist, por unë i thashë bëj kujdes me deklaratat, pasi zgjedhjet janë blerë”, u shpreh Xhaferaj në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos