Deputeti i PS Ardit Bido është përplasur me avokatin Indrit Sefa gjatë debateve në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli. Deputeti i PS argumenton se SPAK po e lë bosh kabinetin qeveritar dhe pushteti gjyqësor po i imponon qeverisë emra individualë.
Ardit Bido: Pushteti gjyqësor i imponon qeverisë emrat individual që do të kenë detyra të caktuara, ndërkohë që nga ana e qeverisë mund të ekzistojë vullneti tërësor që të mbajë kosto politike mbi emra konkretë.
Indrit Sefa: Marrim Beqjan e bëjmë ministër Shëndetësie prapë edhe i themi Gjykatës Kushtetuese nxirre nga burgu tani sepse ky është ministër!
Ardit Bido: Unë të fola për prezumim.
Indrit Sefa: S’ka më imunitet Beqaj.
Ardit Bido: Nëse ke aq kulturë demokratike sa të më lejosh të përfundoj...SPAK-u ka të drejtë të kërkojë heqje imuniteti, arrest me burg, arrest shtëpiak, të gjitha masat Parlamenti i shqyrton dhe shprehet sipas rregullores së vet, me përjashtim të pezullimit. Sepse pezullimi nënkupton që mbetet i njëjti ministër, por s’ka të drejtë të firmosë. (A2 Televizion)