A2 CNN i shkon në shtëpi Vrenozit: Jam unik! Ramës do t’i ngelë sharra në gozhdë me mua

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 13:56 | Politikë

Ai është personi që po fut në debat politikën në këtë fushatë të zjarrtë zgjedhore. Nga njëra anë konsiderohet si lideri i opozitës, (këtë e thotë kryeministri) nga ana tjetër, Berisha e quan atë “Davidi që u përball me Goliathi”-n dhe i dha atij përgjigjen më të mirë.

Ilir Vrenozi thotë për A2 CNN se ai është veç një qytetar i thjeshtë i Korçës, i varfër që nuk ka asgjë për të fshehur dhe nuk do të takohet me kryeministrin.

“Je i pari gazetar që më erdhe te pragu i shtëpisë”, i thotë Vrenozi gazetarit të A2 CNN Erion Dushi. Më tej, ai rrëfen pse kryeministri u “kujtua” tani për të.

“Unë kam 12 vite që e kritikoj, e shaj. Ai u kujtua tani.

Unë e kisha fjalën që kam 12 vite që e kritikoj dhe befas ai trokiti në dritaren time. Por pse trokiti? Unë mendoj se ai tani ka frikë nga rezultati i Korçës. Ai nuk e ka Korçën në xhep. Nëse ai do të nxirrte një foto me mua do të ishte një goditje e elektoratit opozitar”, thotë ai.

Megjithatë, pas kontakteve mes të dyve dhe fjalimin të Vrenozit në mitingut e PD-së në Korçë, Rama e quajti atë si lider të opozitës. “Unë të parin mora Palokën në telefon pasi komunikova me Ramën. Më tha, mos, tani do të ndjekë me bukë me vete. Ai do të bashkojë qiellin me tokën të pijë kafe me ty apo të vijë në shtëpi, Mirëpo duke më përmendur ai në Berat, Elbasan, ç’punë kam unë. Ai e ka thënë vetë atë fjalën sh*** dhe tani do ta barazojë, ja ku është niveli. Kujt i tregon nivelin ai? Ka thënë “Noc Rrokun” grave në 8 Mars. O është i ndotur ai o s’ka dhe është kryeministër. Ai do ta lërë në plan të dytë Berishën. Me Vrenozin, po e vazhdoi, do t’i ngecë gozhda, pasi Ilir Vrenozi s’ka asnjë postë dhe njeri i mirë. Unë kam vetëm një “defekt”, pasion. Unë s’jam pijanec, gruan se kam tradhtuar kurrë në 28 vite. Unë jam unik. Jo veç gruan, por as veten s’e kam tradhtuar. Unë jam me kilometra larg nga politika. Shtëpia ime është ende me dyert e Enver Hoxhës. Megjithatë kur shkon ora 10, unë fle i qetë.

Refuzimin për kafe ndaj kryeministrit Rama, ai e quan si mbrojtje të identitetit, jo të Partisë Demokratike.

“Po të ishte se do të kisha punuar në kohën e Berishës, atëherë po, por në atë kohë shkova dhe më gënjyen. Kërkova të punojë roje, por më gënjyen. Megjithatë, unë nuk e bëj për këtë. Unë jam i djathtë, por në këtë rast nuk e bëra për PD-në, por mbrojtja dinjitetin tim. Sado i mërzitur të jem unë me këtë, nuk kthej dot”, tha Vrenozi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos