Mirela Kumbaro, ministre e Mjedisit dhe e Turizmit, e cila është prijëse e listës dhe e fushatës elektorale në Gjirokastër, foli në Ditarin nga Loneta Progni në A2 CNN, duke u shprehur se mazhoranca do të marrë 4 deputetë në këtë qark.
“Gjatë gjithë mandatit, unë gjysmën e javës e kaloj në Gjirokastër, por sigurisht që kjo është një periudhë me intensive.
Rama e ka thënë shumë qartë se kujt i adresohet, ai i ke e ka fjalën për ata individë, grupime, që mendojnë se Shqipëria duhet të votojë Sali Berishën. Më vjen keq, por kjo është marrë në qafë të gjithë dynjanë. Në radhë të parë edhe veten për ata që e besojnë.
Sa i përket Gjirokastrës, pse unë mendoj se ne i kemi të gjitha mundësitë që ne të marrim 4 mandate. Këtu janë trima burrat dhe trime gratë, në kuptimin e punës, e skuadrës dhe numri i atyre pak atyre individëve që votuar tradicionalisht PD-në, më kanë shkruar që PS t’i marrë 4 mandate që të hapet mundësia edhe për të rinjtë”, u shpreh Kumbaro. (A2 Televizion)