A2 CNN zbardh agjendën e mbledhjes së grupit parlamentar të PS

Nga Fjorela Beleshi
14 Janar 2026, 21:33 | Politikë

A2 CNN zbardh agjendën e mbledhjes së grupit parlamentar të PS

A2 CNN zbardh agjendën e mbledhjes së grupit parlamentar të PS ditën e premte. Mbledhja do të hapet nga Kryeministri Rama, më pas në radhë vjen kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe kreu i grupit Taulant Balla.

 Gjithashtu 11 kryetarët dhe nënkryetaret e komisionet të përhershme parlamentare si dhe 2 drejtuesit e komisioneve të posaçme, zgjedhorja dhe territorialja do të kenë në dispozicion 10 minuta për prezantime të punës së tyre dhe çfarë pritet të kalojë në këtë sesion. Rama u ka dhënë edhe mundësi për të diskutuar, 2 minuta për çdo deputet, shkruan A2 CNN.

Sekretari i grupit do të bëjë raportimet se kush nga deputetët nuk kanë mungesa në jetën parlamentare dhe kush janë më "problematikë". Sipas agjendës mbledhja pritet të përfundojë rreth orës 15:00 me konkluzione nga Balla dhe Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos