Akuzat e Berishës, Balla: T`i adresojë në prokurori, siç kam bërë unë këto 20 vite

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2025, 20:04 | Politikë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në “Ditari” me Andi Nurajn, në A2 CNN, u pyet për akuzat e Sali Berishës, i cili ka thënë se emri i tij në bisedat “EncroChat” të grupeve kriminale.

Balla u përgjigj: “Unë jam personi që Sali Berishën e kam akuzuar shpesh, por nuk kam bërë si ai që akuzat i kam lëshuar në ajër, por i kam dërguar në prokurori. Zotëria, nëse ka një akuzë për mua, të shkojë ta adresojë në institucion”.

“I kam dëgjuar shpesh këto historitë dhe lakimet. Se ç’flasin të tjerë për mua, kjo është punë e tyre. Unë nuk do të isha përballur kurrë kaq fort me korrupsionin dhe me krimin si ministër i Brendshëm nëse do të kisha qoftë një pikëz të vogël të zezë në jetën time. Kështu që, jam shumë i qetë. Kushdo që ka një akuzë, të bëjë atë që kam bërë unë. Në këto 20 vite në politikë, për çdo akuzë që kam shprehur, i jam drejtuar institucionit të drejtësisë. I jam drejtuar për kallëzime penale kur është bërë fjala për korrupsion, i jam drejtuar edhe kur është bërë fjalë për shpifje. Ky është standard që e kam vendosur. Të përballesh me Sali Berishën merr kostot përkatëse, por do të vazhdoj ta bëj”, shtoi Balla.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos