
Forumi i Gruas të Partive Popullore Europiane (EPP) ka reaguar ndaj sulmit verbal të kryetarit socialist Taulant Balla ndaj Zëvendëspresidentes së EPP, Albana Vokshi, gjatë seancës së fundit plenare të Parlamentit të Shqipërisë.
Balla tha se numri i telefonit të Vokshit është “0900”, (dikur linjë telefonike seksuale). Forumet e grave të EPP e kanë cilësuar këtë si poshtërim personal dhe sulm seksist, duke theksuar se komentet e tilla nuk kanë vend në institucionet demokratike.
“Mosadresimi i këtij incidenti gjatë seancës është i papranueshëm. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Zëvendëspresidenten tonë dhe i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, veçanërisht atyre të shumicës qeverisëse, të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet që shkelin dinjitetin dhe të drejtat e grave,” thuhet në deklaratë.
(A2 Televizion)