Riformatimi i qeverisë, Berisha: Ceremoni qesharake, Bajrami i Presidencës u bë haram

Nga A2 CNN
6 Mars 2026, 15:24 | Politikë

Qesharake dhe banale e ka cilësuar Sali Berisha ceremoninë e betimit të 7 ministrave të rinj, të gjithë sipas tij të lidhur me fije korrupsioni.

“Riformatimi i qeverisë me klonimin, të klonuar nga Lubi Balluku shënon krimin permanent, në vazhdim. Shënon përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”.

Kritika kishte edhe për Presidentin që firmosi dekretet e emërimit të tyre.

“Bajrami i Presidencës u bë Haram i Presidencës me firmat që vendosi, me mungesën totale të guximit për t’i hedhur poshtë propozimet, ai u bë pjesë e një krimi permanent, të vazhdueshëm”.

Duke kërkuar largimin e Edi Ramës, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 12 Marsit.

“Asgjë nuk e shpëton atë. Koha e diktatorëve po perëndon në nivel global. Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar. Me asgjë Edi Rama nuk mundet t’i shpëtojë krimeve të rënda që ka kryer”.

I pyetur për incidentit që ndodhi në Kuvend, ku Taulant Balla fyeu deputeten Albana Vokshi, Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj kreut të grupit parlamentar të partisë socialiste.

“Përsa i përket gjuhës së tij, është gjuha që i shkon atij, është gjuhë e një njeriu që nuk ka asnjë normë morale, asnjë normë shoqërore, asnjë normë ligjore. Është një kriminel peng i krimit, i aftë të zbatojë. Por ai ka zbatuar dje porosinë direkte të Edi Ramës”.

Sipas Berishës edhe incidenti i të enjtes është një arsye më shumë se pse shqiptarët duhet të dalin në protestë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos