Alibeaj sulmon Xhafajn: Ka misionin të rishikojë reformën në drejtësi

Nga A2 CNN
28 Shtator 2024, 21:13 | Politikë

Alibeaj sulmon Xhafajn: Ka misionin të rishikojë reformën në

Deputeti Enkelejd Alibeaj denoncoi presionet që sipas tij po i bëhen sistemit te drejtësisë, sidomos me komisionin e ri që po drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Sipas Alibeajt, synimi i këtij komisioni është të ribëjë reformën në drejtësi, teksa kërkoi në Off the Record me Andrea Dangllin, që opozita të jetë aleatet e sistemit gjyqësor.

“Presion është të bësh një komision të drejtuar nga Fatmir Xhafa për të goditur sistemin e drejtësisë dhe ky është një fakt. Sistemi i drejtësisë është thelbi i shtetit. Është nevoja që publiku ka. Një nga aleatët e drejtësisë duhet të ishte opozita”, tha mes të tjerash Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos