
Gjatë momentit të qëndrimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj në aeroportin e Vjenës përpara nisjes së tij drejt Pragës për një vizitë zyrtare, Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, pati rastin të zhvillonte një bisedë të shkurtër me Kreun e Shtetit.
“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në Europë, marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri–Austri dhe nismat austriake që mbështesin avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.
Ambasadori i shprehu mirënjohjen dhe theksoi se u ndje i nderuar nga vlerësimi që Presidenti i bëri për punën dhe përkushtimin e tij në këtë proces”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Austri. (A2 Televizion)
