Nesër, me 9 janar, kryeministri Edi Rama do të bëjë analizën e qeverisë dhe të mazhorancës në këtë fillimviti.
Lezha do të jetë vendi ku shefi i ekzekutivit ka zgjedhur për të zhvilluar takimin, ku do të mbledhë ministrat, kryeparlamentaren, Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, kreun e grupit parlamentar të kësaj force politike dhe kryetaret e majtë të komisioneve parlamentare.
Përveç llogarisë që ata do të japin për realizimin ose jo të objektivave për vitin që lanë pas, anëtarët e qeverisë dhe ato të partisë me në krye Ramën do të vendosin edhe prioritetet për vitin 2024. (A2 Televizion)