Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça, sipas PD-së së Rithemelimit vërteton se drejtësia orkestrohet nga politika.
Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso, bën me dije se vendimi i zbardhur konfirmon se gjyqtarja Muça nuk zbatoi ligjin në çështjen e vulës së PD-së, duke bërë palë në mënyrë të paligjshme Enkelejd Alibeajn.
"Vendimi i sapozbardhur i Komsionit të Pavarur të Kualifikimit detajon të gjitha arsyet për shkarkimin e gjyqtares Blerina Muca para dy muajsh. KPK vlerëson se gjyqtarja Muça nuk ka zbatuar ligjin në vendimin e marrë kundër Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për vendimin për të pranuar me urdher te Edi Ramës ne shkelje flagrante te ligjit si palë te trete Enkelejd Alibeajn dhe për të zvarritur vendimin e gjykatës së shkallës së parë që i njihte Komisionit të Rithemelimit të drejtën e vulës dhe përfaqësimit politik dhe ligjor të PD. KPK sqaron se Blerina Muca nuk duket bindëse në shpjegimet e saj dhe se ka legjitimuar një palë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile. Ky vendim i zbardhur i KPK, jo vetëm legjitimon qëndrimet e Partisë Demokratike për ish-gjyqtaren Muca, por qartëson edhe njëherë se kujt i takon me ligj vula dhe përfaqëimi i Partisë Demokratike, dhe se si simbolet e saj janë marrë peng nga disa gjyqtarë te korruptuar me urdhra politikë. KPK e thotë qartë se Alibeaj nuk ishte palë dhe nuk mund të njihej si palë dhe se nuk kishte tagër përfqësimi, duke lënë kështu në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Partia Demokratike u kërkon gjyqtarëve që mbajnë peng simbolet dhe legalitetin e Partisë Demokratike ta shohin këtë vendim si një precedent të dytë për rastin në fjalë dhe të mos marrin urdhra politikë për cështje ligjore."
(A2 Televizion)