Anëtarësimi në BE, zbulohet data e konferencës së katërt ndërqeveritare

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 13:35 | Politikë

Anëtarësimi në BE, zbulohet data e konferencës së

Konferenca e katërt ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Europian do të mbahet me 14 prill. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, ku mësohet se në këtë konferencë do të hapen negociatat për grup kapitullin 2 që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm.

Konferenca për shtyp do të mbahet në orën 19:15, shkruan A2.

Deri më tani vendi ynë ka hapur negociatat dhe ka nisur punën për Grup-kapitullin 1 që ka të bëjë me shtetin e të drejtës dhe Grup-kapitullin 6 për marrëdhëniet me jashtë.

Gjatë vizitës së fundit në vendin tonë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme Kaja Kallas tha se është plotësisht e mundshme që Shqipëria të jetë vend i BE-së në vitin 2030. Ajo vlerësoi reformat, por tha se zbatimi i tyre dhe veçanërisht sundimi i ligjit janë kyçe për integrimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos