“12 yjet e flamurit të BE për 12 qarqet”, A2 CNN zbulon detaje nga hapja e fushatës së PS-së

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 11:13 | Politikë

12 yjet e flamurit të BE-së do të jetë simbolika që do të shënjojë edhe skenografinë e PS për hapjen e fushatës në Sheshin Skënderbej në Tiranë më 12 prill në orën 12:00.

A2CNN ka mësuar detaje për organizimin e ditës së shtunë, ku çdo yll do të përfaqësohet nga ekipi i çdo qarku, së bashku me mbështetësit politikë të zonës së tyre. Përveçse ekspozimit të shkurtër nga drejtuesi politik për të thirrur emrat e ekipit, çdo qark do të prezantojë veten edhe në mënyrë artistike, me këngë dhe valle shqiptare. Gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raportoi se në mes të 12 yjeve, të cilët do të vendosen në mënyrë rrethore do të mbajë fjalën kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

A2 CNN mëson se në shesh nesër do të jenë mbi 20 mijë veta.

Kryeministri do të respektojë edhe të premten, ku sipas kodit hyjmë zyrtarisht në fushatë elektorale.

Pasditen e sotme rreth orës 17:00 do të ketë takim virtual me gratë dhe vajzat socialiste në 12 qarqe. Vetë kryesocialisti me gratë e Tiranës do të mblidhet tek Teatri i Operas dhe Baletit.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje lidhet me rëndësinë që kanë gratë në mbështetje të selisë rozë për rezultatin e 11 majit. Të majtët kanë zgjedhur që ekspozojmë kandidatet gra, të cilat janë në lista, si dhe një ekspoze të rolit të kësaj gjinie në numrat për mandatin e katërt të PS.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos