“Kombinati zona më e vështirë”- Ministri Gonxhja: Vuan ende nga problematikat e trashëguara nga tërmeti i 2019

Nga A2 CNN
10 Prill 2025, 21:51 | Politikë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, është shprehur se zona e Kombinatit ku ai është caktuar nga PS për të mbuluar në zgjedhjet e 11 majit, është një nga zonat më të vështira.

Komentet Gonxhja i bëri në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se kjo zonë ende vuan nga problematikat e trashëguara nga tërmetet e vitit 2019.

Ai tha gjithashtu se kjo zonë, pra njësia 6 është nga më të mëdhatë në Tiranë me afërsisht 73 mijë zgjedhës, por shprehu bindjen se PS do të merrte rezultat pozitiv.

“Unë jam caktuar në njësinë 6 ku është Kombinati i vjetër në konceptin e zonës së Kombinatit, por edhe pjesa e re e njësisë 6 që bashkohet te Unaza dhe që vjen edhe përtej Unazës në drejtim të qendrës.

Është njësi shumë e madhe me rreth 73 mijë zgjedhës. Zona është nga më të vështirat edhe për shkak të problematikës që ka trashëguar sidomos për shkak të emergjencës së tërmeteve. Mendoj se të gjitha këto bashkë tani bëjnë sens në listën e hapur.

Dhe mendoj se të gjitha këto bashkë më bëjnë sens. Kjo edhe në mundësistë e mëdha që unë, MEKI dhe eksperienca ime ndër vite, e shkuara ime...”, tha Gonxhja, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos