Anulohet vendimi i 7 marsit, PS-PD rrëzojnë me konsensus seancën e drejtuar nga Felaj

Nga Fjorela Beleshi
29 Mars 2024, 14:46 | Politikë

Jo thotë Sekretariati I Etikës dhe Votimit, nuk e kishte kourumin e nevojshëm, duke rrëzuar në këtë mënyrë votimin e seancës së 7 marsit të drejtuar nga nënkryetarja socialistë e Kuvendit Ermonela Felaj.

Kërkesa  e kreut të grupit parlamentar për ta bërë të pavlefshëm këtë proces, me argumentin se është shkelur Rregullorja e Kuvendit, ka marrë edhe votat e deputetëve të PS.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi kishte edhe një kërkesë tjetër për kolegët e grupit të tij parlamentar, që duke marrë shkas nga ky precedent të verifikojnë edhe seanca e tjera gjatë kohës që opozita ishte në protestë.

Me këtë vendim të Sekretariatit, 5  projektligjet do të rikthehen sërish në seancën e radhës për të marrë votat në një proces të rregull në bazë të Rregullores së Kuvendit. Për socialistët nuk do të kthehet në një problem pasi për 5 nismat, më në krize zgjatja e afatit të Investimeve strategjike deri në fundvit nevojitet shumicë e thjeshtë votash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos