Apeli ia mori vulën e PD dhe ia dha Berishës, ja hapi i radhës i Lulzim Bashës

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 14:40 | Politikë

Apeli ia mori vulën e PD dhe ia dha Berishës, ja hapi i radhës i

Pas vendimit të gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën Sali Berishës, është zbuluar edhe hapi i radhës i Lulzim Bashës.

Tashmë, jo si kryetar legjitim i partisë më të madhe opozitare në vend, Basha ka thirrur në orën 17:00 strukturat, mbështetës të tij në seli.

Nga sa bëjnë me dije burime për gazetarin e A2 CNN, në fokus të kësaj mbledhjeje do jetë analiza e vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit si edhe hapat që do merren më tej.

Theksojmë se deri më tani, Lulzim Basha nuk ka pasur asnjë deklaratë lidhur me vendimin e gjykatës së Apelit që i dha vulën PD-së, Sali Berishës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos