Ardit Çylybyli apo Gentian Ibro? Nis votimi për zgjedhjen e kreut të PD në Shkodër

Nga Senad Nikshiqi
15 Mars 2026, 09:25 | Politikë

Ardit Çylybyli apo Gentian Ibro? Nis votimi për zgjedhjen e kreut

Prej orës 8:00 ka nisur votimi për zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Shkodër.

Në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote rreth 7100 anëtarë të kësaj force politike.

Procesi i votimit po zhvillohet në hollin e teatrit "Migjeni", ku anëtarët e Partisë Demokratike mund të votojnë nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Në garë për drejtimin e degës së PD Shkodër janë Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro.

Pas përfundimit të procesit të votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave, ndërsa më pas do të shpallet fituesi që do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos