Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia, reagon deputeti socialist: E papranueshme që një shtet europian të ndikohet nga nacionalizmi

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 16:25 | Politikë

Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia, reagon deputeti

Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre. Është ky reagimi i deputetit socialist Ardit Bido, i cili e konsideron të papranueshme që në shekullin e 21-të një shtet europian të ndikohet nga nacionalizmi.

Sipas tij të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve, si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari, raporton A2 CNN.

“Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit. Kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve Agimi i Artë, Beleri etj., si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari. Ndaj, sulmi ndaj tyre, përmes shpalljes “non grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane”, shkruan Bido.

Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos