Berisha: Rama u damkos në Strasburg! Nëse do të shkojë në KiE, shqiptarët do e presin me protesta

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 13:41 | Politikë

Berisha: Rama u damkos në Strasburg! Nëse do të shkojë

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është damkosur në Këshillin e Europës, gjatë mbledhjes së mbajtur në Strasburg.

Duke folur përballë grupit parlamentar demokrat Berisha u shpreh: "Ndërkohë, duhet t’u informoj se java e kaluar ishte një javë në të cilën Edi Rama u damkos në tempullin e demokracisë evropiane, në Këshillin e Europës. Para asaj audience, ku përfaqësohen të gjithë parlamentet e Europës, mund t’u pohoj me garanci të plotë se bajlozi i zi, personazhi më i zi në këtë sesion ishte Edi Rama si asnjë tjetër. Në mënyrën më të merituar! Të jemi i sinqertë me ju".

Berisha pretendon se pas fjalës së Ramës, kryetarët e grupeve parlamentare të të gjithë spektrit u detyruan t’i anulojnë takimin dhe drekën zyrtare, raporton A2CNN.

"Atje ai ka emrin më të keq se çdo njeri tjetër pasi është e regjistruar se pas fjalës së tij të stilit alla-Gedafi, shkoi t’u japë leksion ky, pas fjalës së tij të stilit alla-Gedaf, kryetarët e grupeve parlamentare të të gjithë spektrit u detyruan t’i anulojnë takimin dhe drekën zyrtare. Nuk ka ndodhur kurrë se gjithmonë ka një protokoll, dëshmi e një serioziteti të hekurt. Dhe, ky i ka detyruar t’ia anulojnë, ta rrëzojnë protokollin e tyre", tha ai. 

Kryedemokrati u zotua se ndaj Ramës do të organizohet një nga protestat më të fuqishme nga opozita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos