“Artistët dhe gazetarët duhet të jenë gjithë jetën në opozitë”, Drishti: Po iu afrove politikës, të bën pis

Nga A2 CNN
11 Maj 2026, 21:02 | Politikë

Artisti Ismet Drishti deklaroi se artistët dhe gazetarët “duhet të jenë gjithë jetën në opozitë”.

“Unë jam i parimit që artisti dhe gazetari duhet të jenë gjithë jetën në opozitë, pavarësisht se kush është në pushtet. Edhe nëse është fantastike situata, duhet të gjejë çfarë i mungon për t’u bërë më mirë. Mirëpo, hallet e artistit janë si hallet e të gjithë shqiptarëve. Dhe, për hall, artisti i afrohet politikës. Politika, poi u afrove, të bën pis”, tha Drishti në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Unë jam i idesë që idealizmi ka vdekur në politikë. Ne kemi vetëm banda që luftojnë për të marrë pushtete në fusha të ndryshme, siç funksionon çdo bandë. Kështu që, po iu afrove politikës, do të bëhesh pis. Politikanit më të mirë në Shqipëri, nëse i shkon nga mbrapa dhe i mbështet fjalën, minimalisht do të nxjerrë gënjeshtar. Sot unë po shikoj të rikthehet komunizmi i keq. Kam njohur vetë njerëz që shkonin në mbledhje partie atëherë dhe i linin fëmijët në të ftohtë, zbathur. Sot kemi arritur në të njëjtën situatë, nuk mund të mbijetosh pa u lidhur me politikën”, shtoi Drishti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos