Qeveria shqiptare vijon të këmbëngulë se nuk ka bllokim të negociatave me BE-në, por e cilëson vonesën në Bruksel si një procedurë normale, e cila zgjatet për shkak të pyetjeve shtesë të vendeve anëtare të Këshillit të BE-së mbi raportin e KE-së për vendin tonë.
“Nuk ka absolutisht asgjë nga çfarë i është rrokanisur koka popullit shqiptar. U bllokua, u bllokua, doli ky, e doli ai, por bazuar mbi atë çfarë komisioni bën përpara, fondet anëtare vendosin, vendosin ë të ndërhyjnë për piketat përmbyllëse”, tha Rama, transmeton A2.
Edhe pse, nga njëra anë, e thotë me bindje se nuk ka ndonjë anomali me procesin, Edi Rama, ndryshe nga pohimi i parë, shprehet i shqetësuar dhe akuzon opozitën se po bën gjithçka në anglisht për ta frenuar integrimin e Shqipërisë.
“S'ka asnjë çudi përveç çudisë së harbimit të atyre që e duan me çdo kusht Shqipërinë të bllokuar, gjë që çojë deri në daljen e flamujve të Gjermanisë me ë në krahët e molotovarëve”, tha Rama.
Derisa të merret një vendim për IBAR-in, që lidhet me shtetin e së drejtës dhe funksionimin e demokracisë, Shqipëria do të duhet të vijojë punën përgatitore me kapitujt e tjerë që nuk janë pjesë e piketave të ndërmjetme, siç është prokurimi publik, i cili ka tre kushte përmbyllëse: ligje dhe institucione të mira, si edhe “track record”. Konkurrenca dhe kontratat me një ofertues mbeten ende një sfidë për Shqipërinë në këtë fushë. “Në prokurimet publike jemi tanimë një vend anëtar i Bashkimit Europian”, u shpreh ai.
Rama pritet të “zgjojë” ministren e tij të inteligjencës artificiale, pa një datë të saktë, por për t’i dhënë detyrën e prokurimeve publike. Ai nuk foli se kush do të mbajë përgjegjësi nëse Diella gabon.
“Diella do ta bëjë të gjithë këtë volum me algoritme inteligjente. I gjithë procesi do të jetë plotësisht i gjurmeshëm dhe për këdo që do të ketë pretendime do të jetë plotësisht e mundur që të rikthehet në pikën e nisjes për të parë të gjithë procesin manualisht”, tha Rama.
Më 12 maj, sërish ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të shkëmbejnë qëndrimet mbi raportin e IBAR-it, por sipas një komunikimi të A2 CNN me Këshillin e Bashkimit Europian, COELA nuk pritet të marrë të martën një vendim, pavarësisht se, sipas BE-së, është bërë progres nga diskutimet e deritanishme. (A2 Televizion)