"BE ka vend për të gjithë", Kos: Do të japim 200 milion dollarë për Shqipërinë dhe Malin e zi

Nga A2 CNN
11 Maj 2026, 15:22 | Politikë

"BE ka vend për të gjithë", Kos: Do të japim 200

Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka deklaruar se me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutohen “tema kyçe gjeopolitike”, por theksoi se në Bashkimin Evropian ka vend për të gjitha vendet e rajonit tonë.  Kos u ndal edhe te themelimi i grupit punues për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, duke theksuar se “qytetarët e Malit të Zi janë vërtet shumë pro”.

“Ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe dua të jap një mesazh të qartë që zgjerimi është prioritet për Bashkimin Evropian dhe, nëse kandidatët tanë japin rezultate, atëherë edhe ne duhet të japim rezultate, dhe po i japim ato. “Pastaj, sa i përket Planit të Rritjes, zbatimi po ecën mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë dollarë për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Dhe po sjellim gjithashtu rezultate konkrete kur bëhet fjalë për integrimin gradual, siç e dini javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos