Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës u shpreh se sot sistemi i drejtësisë është i kapur plotësisht dhe për këtë drejton gishtin te kryeministri Edi Rama. I ftuar në “Debat” me Alba Alishani në A2 CNN për Gjokutajn i gjithë mekanizmi i drejtësisë është thyer nga kreu i qeverisë. Për të theksuar këtë qëndrim të tij, Gjokutaj dha si argument faktin që sot nuk funksionion parimi i vetërregullimit, nga shkalla e parë deri të Gjykata Kushtetuese.
“Nuk ka ndryshuar asgjë, madje sot konstatoj që institucionet tona monitoruese të sistemit të drejtësisë, është që të bëjmë modele tip, modele stative vendimesh, që ky është fundi i drejtësisë, kjo është një vepër penale kundër, as Enver Hoxha nuk i kam pasur.
Sistemi i drejtësisë ka një sistem vetërregullimi, këtë mekanizëm ka thyer Rama dhe Agaçi madje ky mekanizëm është i fortë, po po i dhe një goditje…Nëse bën shkalla e parë e bën apeli, pastaj gjykata e Lartë, pastaj është Gjykata Kushtetuese, ky është sistemi i thyer, nuk kanë lënë shkallë pa kapur. Që ti të mos kesh mundësi të bësh një mbrojtje normale përpara një gjykate dhe kur lexon vendimit habitet avokati i çështjes, kjo është kapje, jo ndërhyrje, por kapje e plotë të sistemit të drejtësisë. Sot në Shqipëri bën opozita kallëzime dhe nuk regjistrohen”, u shpreh Gjokutaj.
Akuza të ashpra hodhi edhe në drejtim të SPAK, duke thënë se nuk po kryen detyrën e prokurorit, por po merret me politikë. Për këtë arsye, thekson se edhe përgjigja do jetë politike.
“SPAK s’po merret si prokuror, por po merret me politikë dhe do marrë përgjigje politike, të mos cojnë mesazhe njerëzve sa andej këtej”, u shpreh Gjokutaj. (A2 Televizion)