
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve të Kuvendit.
“Ndryshimi i numrit të deputetëve nuk është e kapitujve për anëtarësimin në BE. Unë jam mbështetës prej shumë vitesh i kësaj ideje. E kemi hedhur si ide, kryeministri dhe unë pa tij në vitin 2018, për reduktimin e numrin të deputetëve nga 140 në 101. Nuk është çështje sasie, por mendojmë që një numër më i vogël i anëtarëve të Kuvendit në jetën parlamentare është më efikase, ka më shumë kohë për diskutime të vlefshme”, tha Balla.
“Referendumin për të pyetur shqiptarët për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend e mbështes. Është një ide, por pasi të kemi ligjin”, shtoi Balla.
(A2 Televizion)