
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri thirrje nga Kuvendi Partisë Demokratike që të distancohet nga dhuna në protesta.
“I bëj thirrje PD-së të distancohet nga dhuna në protestat e thirrura nga kjo parti. Çdo parti ka të drejtë të organizojë protesta, por duhet të mbajë edhe përgjegjësi për protestat. Personat e përfshirë në aktet e dhunës dyshohen se janë të paguar për t’i kryer ato akte”, tha Balla, shkruan A2.
“PD-ja duhet të distancohet, ndërkohë që Kuvendi duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të kërkojmë nga prokuroria aplikimin e të gjitha atyre masave shtesë për paprekshmërinë e uniformës së Policisë së Shtetit. Ata kanë vënë në rrezik jetën e tyre”, shtoi Balla.
(A2 Televizion)