Balliu: Rama fsheh aferën 118 milionë dollarëshe të “Smart City”, projekt survejimi me hije kineze

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 11:24 | Politikë

Balliu: Rama fsheh aferën 118 milionë dollarëshe të

Nënkryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, akuzoi nga Kuvendi mazhorancën dhe Kryeministrin Edi Rama se i mohuan sërish opozitës interpelancën për projektin “Smart City”, pasi sipas tij qeveria kërkon të fshehë “një aferë gjigante korruptive që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.

Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, po instalon një rrjet gjigant survejimi përmes një kompanie për të cilën vetë Kongresi Amerikan ka ngritur shqetësime serioze për lidhje me aparatin kinez të inteligjencës dhe survejimit. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe Rama fshihet”, deklaroi Balliu, shkruan A2CNN. 

Ai shtoi se qeveria nuk ka bërë publike asnjë analizë të rrezikut të sigurisë kombëtare, asnjë konsultim me aleatët strategjikë dhe asnjë garanci mbi ruajtjen dhe administrimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Balliu ndaloi edhe tek dosja e AKSHI-t dhe emri i biznesmenit Ergys Agasi, duke deklaruar se raportimet investigative tregojnë se Agasi ka lobuar për marrëveshjen “Smart City”.

Kur kemi një projekt që dyfishohet në çmim, kompani me hije kineze dhe persona nën hetim penal që dalin në prapaskenë, mungesa e Ramës në Kuvend është prova më e qartë se kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive dhe me një rrezik serioz për sigurinë kombëtare”, u shpreh Balliu.

Në përfundim, Balliu deklaroi se opozita nuk do të ndalet së kërkuari transparencë të plotë për projektin “Smart City”, duke e cilësuar atë si “një projekt korruptiv dhe kriminal që po ndërtohet mbi fshehtësi, survejim masiv dhe kapjen e institucioneve shtetërore”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos