Deputeti Gjin Gjoni zbardh kërkesën e eurodeputetëve për PD: Na thanë mos u largoni nga…

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 22:31 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi se çfarë i kanë kërkuar eurodeputetët PD-së.

“Që kur opozita ka hyrë në Parlament, maksimumi 3 seanca janë realizuar normalisht. Dy çështje janë thelbësore për opozitën sot: Reforma Territoriale dhe Reforma Zgjedhore. Këto duhet të marrin përparësi sepse gjithçka nis nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Tani, nga njëra anë thonë ndërkombëtarët që nuk duhen protesta të dhunshme dhe kërkesa e eurodeputetëve është: mos u largoni nga Parlamenti! Këtë i kërkojnë me këmbëngulje opozitës. Pra, thonë “hajde bëje fasadë”, deklaroi Gjoni.

Sipas tij, “të gjithë politikanët europianë, ngjarjet që ndodhin në Paris, Bruksel e Greqi, ku digjen e bllokohen rrugët, nuk thonë pse protestoni kështu. Në Shqipëri përdoret një standard i dyfishtë dhe kjo nuk është normale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos