Analisti Burimi: McAllister jokoherent, në 10 vite në Shqipëri u vodh, pse mbyllën sytë…

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 22:35 | Politikë

Deklaratat e kreu të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister në lidhje me korrupsionin në Shqipëri, për analistin Genc Burimi, janë kontradiktore dhe jo koherente. Në një lidhje direkte me studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se Europa ka dështuar të shohë problemet reale në vend.

Sipas Burimit, McAllister ka qenë i përfshirë në momente kyçe politike në vend, që nga kriza e vitit 2017 me çadrën e Partia Demokratike e Shqipërisë, kur u arrit marrëveshja për një qeveri teknike me Edi Ramën kryeministër.

“Në 2017-n ai erdhi me mision pajtimi mes Bashës dhe Ramës dhe ai mision përfundoi me atë qeveri teknike gjysmake, me Edi Ramën gjithmonë kryeministër. Kësaj here ka ardhur me një mision monitorimi të negociatave që po kryen komisioni, por kësaj here ai më në fund dëshmon, ose po konstaton sot atë që duhet ta kishte konstatuar që në 2017-n, që problemi në Shqipëri nuk janë institucionet, nuk është drejtësia, nuk janë zgjedhje. është Edi Rama. Ky është problemi i Shqipërisë dhe si atë kohë para 10 vitesh zoti McAllister nuk e dalloi”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai thekson se edhe në zgjedhjet e vitit 2021, McAllister u paraqit në Shqipëri me mesazhe që, sipas tij, rezultuan të gabuara në vlerësimin e situatës politike. Sipas tij në vend që destabilizonte Edi Ramën, perëndimi destabilizoi Partinë Demokratike.

“Po ashtu dhe në 2021-in kur bën zgjedhjet ai prapë u paraqit në Shqipëri. Këtë herë më duket pak ditë para zgjedhjeve në një ekran në selinë e PD-së ku ishte gjithmonë Lulzim Basha kryetari i partisë që Donald Tusk si kryetar i PPE-së edhe Mekelistar dhe prapë vazhdonin me ato idera naive se PD-ja mund t'i ftonte zgjedhjet dhe të vazhdonte atë agjendën e europiane të Shqipërisë. Në momentin kur McAllister me naivitet për herë të dytë gabohesh, Edi Rama përgatiste vjedhjen e radhës. Herën e parë vodhi me fushat e kanabisit. Në 2017-ën vodhi me patronazhistët dhe prapë asgjë nuk shikonte me McAllister as ai, as Evropa. Ata që protestuan këto zgjedhje Berisha, Amerika e Bidenit e bëri non Grata. Pra, në vend të destabilizonte Edi Ramën, ky perëndim destabilizoi Partinë Demokratike", u shpreh ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN..

Analisti thekson se Shqipëria ka humbur 10 vjet për shkak të reagimeve seketive të ndërkombëtarëve.

“Dhe vijmë tek e sotmja, 10 vjet të humbura, zoti McAllister për të parë atë që sot në Shqipëri, drejtësia ka ndërhyrje politike, që shtypi i lirë ka ndërhyrje politike dhe ekonomike gazetarët janë të pambrojtur dhe që zonja Balluku është test për demokracinë shqiptare. Zoti McAllister nuk jeni pak jo koherentë? Dhe për ta shtuar moskoherencën në fund fare flet për protestat dhe thotë që në një demokraci funksionale nuk mund të ketë protesta të dhunshme. E quan funksionale Shqipërinë ai si demokraci pas asaj që ai vetë radhiti si konstatime mbi drejtësinë, mbi zgjedhjet, mbi Ballukun, mbi shtypin, thotë drejtësi funksionale Shqipëria? ”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos