“Bashkia e Himarës rrëzon qeverinë Rama”, zëdhënësi i Belerit: Kushdo ta fitonte, do arrestohej

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 21:11 | Politikë

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN ku foli pas pretencës së dhënë nga SPAK, për fituesin e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës, për të cilin kërkoi 2 vjet e 6 muaj burg.

I indinjuar, Dhuli u shpreh se kushdo që do ta fitonte bashkinë e qytetit të vogël turistik nga opozita do të arrestohej, pasi sipas tij ai do të rrëzonte qeverinë Rama për shkak të grabitjeve të pronave që është bërë në këtë zonë nga oligarkë dhe zyrtarë.

Dhuli shtoi se SPAK-ut, dosja e Belerit iu dërgua e sajuar nga militantë partiakë në prokurorinë dhe policinë e Vlorës.

“Pretenca pritej prej nesh. Por unë e kam dëgjuar më 6 maj. Ai u arrestuar më 12 maj, por unë e dëgjova nga Rama në 6 maj kur fliste me pemët. Rama përdori një gjuhë ordinere. Akuzën për Fredi Belerin e dëgjova nga kryeministri, i cili tha se edhe nëse KE të kthehet përmbys, Fredi Beleri nuk betohet. Kanë bërë një skandal në Gjykatën e Shkallës së Parë, ajo ka bërë interpretim kushtetuese.

Që Beleri do të arrestohej informacionet kanë ardhur më herët. Bashkia e Himarës rrëzon qeverinë. Nuk e blemë ne bashkëpunëtorin e drejtësisë, por shefi i komisariatit të Himarës, një kamikaz. Në përgjim për këtë dosje është vënë dhe vëllai im edhe përse nuk ka lidhje me politikën, por është ekonomik. SPAK-ut kjo dosje i shkoi e sajuar nga prokuroria e Vlorës.

Çdo kandidat i opozitës që të fitonte në Himarë do të shkonte në burg, pasi kjo bashki do të rrëzonte qeverinë, pasi një duzinë oligarkësh, krimi i organizuar dhe një numër qeveritarësh janë të përfshirë në grabitje pronash”, u shpreh Dhuli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos