Vullneti i Edi Ramës për të ndryshuar kabinetin qeveritar nuk u vu në dyshim nga Bajram Begaj i cili 48 orë pasi takoi kryeministrin, i dha dritën jeshile duke dekretuar ndryshimet.
Kësisoj, sipas këtyre ndryshimeve, Belinda Balluku dorëzon të dyja pozicionet në Këshillin e Ministrave, ku atë të zëvendëskryeministres e merr Albana Koçiu, ndërsa Ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë bëhet Enea Karanaçi.
Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali largohen nga qeveria, ku Ministrinë e Mbrojtjes e merr Erman Nufi ndërsa Punët e Jashtme diplomati Ferit Hoxha.
Pjesë të ndryshimeve qeveritare ishin edhe rokadat e brendshme kur Besfort Lamallari i dorëzon Toni Gogut Ministrinë e Drejtësisë për të marrë Ministrinë e Brendshme.
Ndërsa Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin do ta drejtojë Erjona Ismalili.
Por dekretimi nuk do të thotë se ministrat e rinj marrin menjëherë detyrën. Procedura parashikon se anëtarët e Këshillit të Ministrave do të duhet të marrin votëbesimin në parlament, të cilët në seancën e të enjtes do të votohen një e nga një.
Pas votimit në Parlament, Ministrat e rinj do të duhet të paraqiten edhe një herë në zyrën e Bajram Begajt përpara se sa të nisin zyrtarisht detyrën. Betimi në Kushtetutë është hapi i fundit procedura që jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë. (A2 Televizion)