“Në fund të marsit pritet diçka e madhe”, Eduard Shalsi: Do të bëhen negociata për miliarda investime në Shqipëri

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 22:48 | Politikë

Eduard Shalsi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se po bëhen negociata negociata për miliarda investime në vendin tonë.

“Çfarë e bën një vend të shëndetshëm demokratikisht, financiarisht, ekonomikisht? Ku ishte Shqipëria? Ku është Shqipëria aktualisht? Indikatorët kryesorë të ekonomisë mund t'jua rreshtoj, mund t'jua përmend. Sot mora një informacion të aeroporteve në fund të dhjetorit të 2025-ës. Zagrebi, Beogradi, Kosova, Tirana. Shqipëria është në një moment shumë interesant dhe shumë të mire, ku perspektiva për ne është shumë e qartë dhe është jashtëzakonisht optimiste. Tani që flasim, janë shumë grupe investitore, janë negociata ku bëhet fjala për miliarda euro investime që do vijnë në Shqipëri. Jo miliona, por miliarda. Negociatat bëhen realitet, është duke u punuar. Në fund të marsit, madje ka një konferencë jashtëzakonisht të madhe, do kemi investime të mëdha në vendin tonë”, tha deputeti socialist.

“Fakt që Shqipëria ka 12 milionë turistë. Duhet turizëm i qëndrueshëm. Si ta mbajmë përpara këtë numër dhe pastaj si ta rrisim. Pra, Shqipëria tani është përballë sfidave dhe sprovave shumë të rëndësishme. Një nga të cilat ka të bëjë me sistemin e drejtësisë që duhet të vijojë të konsolidohet. Jemi në një momentum shumë të mire, të cilin duhet ta konsolidojmë. Jemi më të matur tashmë, jemi më të formuar që të mësojmë nga çfarë ka shkuar mire, çfarë duhet të përmirësojmë dhe ku duhet të arrijmë”, shtoi Shalsi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos