Lufta rrit çmimin, a do të rikthehet bordi i naftës? Shalsi: Ka disa skenarë

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 11:23 | Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, tha në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se lufta në Iran do të rrisë patjetër çmimet, jo vetëm të naftës, por edhe të produkteve të tjera. Sipas tij, Shqipëria duhet të përgatitet, me disa skenarë.

“Nuk ka sot vend të Bashkimit Europian që ka gati paketën e masave. Janë duke diskutuar alternativat”, tha Shalsi. “Shqetësimi është impakti indirekt në çmimin e naftës edhe të gazit. Efekti zinxhir, do të rritet inflacioni. Rritja e inflacionit do të japë rritjen e çmimeve, do të ulet fuqia blerëse. Ka qeveri që mendojnë të shtojnë borxhin publik për të dalë nga situata. Ka të tjera që shkurtojnë portofolet sociale për të përballuar. Pra janë disa skenarë”.

I pyetur nga gazetari Andrea Danglli në Off The Record, nëse ka ngjashmëri me nisjen e luftës në Ukrainë, ku për të përballuar çmimin u krijua bordi i naftës, Shalsi tha: “Po t'i pyesësh njerëzit çfarë ndodhi, sa ishte çmimi, sa u ruajt, çfarë efektesh pati, thanë “këtë s' di unë, por e kam një perceptim të përgjithshëm që nuk pati nuk pati ndonjë ndikim”. Viti 2022 prishi komplet zinxhirin e furnizimeve. Uroj që mos përsëritet. Europa ka një sfidë shumë të madhe edhe para luftës së Iranit, që ka të bëjë me sigurinë energjetike. Pra ju e dini sot ishte sekretari i përgjithshëm i energjisë, ishte në Azerbajxhan. Sepse është bllokuar një kanal furnizimi. Por ama, ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për pasojat cilat kjo luftë mund të sjellë për Shqipërinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos