Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 13:44 | Politikë

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi

Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi pasi e kanë vënë me shpatulla pas murit nga dhjetëra dosje e fakte. Sipas Berishës qëllimi i Ramës është që të mos hetohet dhe të mos të ulet në bankën e akuzës, raporton A2CNN. 

Të gjitha këto, Edi Rama i shumëzon me interesin e tij personal dhe të pushtetit të tij. Në kundërpërgjigje në rrafshin ndërkombëtar, ai firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin Aleksandër Vuçiç, duke i deklaruar Europës, BE-së se nuk më duheni ju, por më duhet Vuçiçi. Me Vuçiçin, gjatë këtyre muajve BE ka pasur, siç e keni ndjekur, një debat shumë të fortë dhe aktiv me të cilin i ka përcaktuar atij të gjitha qëndrimet, mospajtimet e BE me Beogradin e Vuçiçit. Për më tepër, Aleksandër Vuçiç akuzohet si një nga organizatorët e safarit të Sarajevës, që ka organizuar gjahun e njerëzve në Sarajevë”, tha Berisha.

Një mashtrues i paskrupullt që betohej se nuk ka pasur automatik në dorë, në një kohë që videot e tij me automatik në dorë janë botërisht të njohura. Dhe ky, në këto momente investohet me detyrim tek Vuçiç për t’i thënë se nuk je vetëm, jam edhe unë me ty. Por ky krejtësisht për qëllimet e veta, për qëllime se nuk do kurrsesi të ulet, të hetohet, të ulet në bankën e akuzës. Pra, kemi të bëjmë me veprime in ekstremis të një njeriu që i mbështetur me shpatulla pas murit nga dhjetëra dosje, fakte, vetë dhe familjarisht, tani gjen zgjidhje në Beograd”, vijoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos