"Brenda vitit 2027", veç kartave fizike, shqiptarët do të kenë edhe ID digjitale

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 16:10 | Politikë

Për të aplikuar në universitet, hapur llogari bankare, marrë makinë me qira apo rezervuar në hotel nuk do të jetë më nevoja për një kartë fizike identiteti. Së shpejti shqiptarët do të kenë letërnjoftime digjitale me anë të së cilave do mund të marrin të gjitha shërbimet publike apo të kompanive si Facebook dhe Google.

“Ky është një projekt ligj i cili miratohet edhe në kuadër të procesit të integrimit europian, i cili së pari ofron siguri më të madhe ligjore. Më parë çështjet e trajtuara në këtë projektligj ishin të trajtuara në dy projektligje të veçanta, atë për identifikimin elektronik dhe atë për nënshkrimin elektronik. Ky ligj krijon kushtet për të pasur një siguri të të dhënave më të lartë, për të krijuar portofolin e identitetit digjital, i cili është parakusht dhe përmbyll në mënyrë të përhershme çështjen e shkresave apo të dokumentaeve elektronik. Me miratimin e këtij ligji dhe me hyrjen në fuqi të tij, ne mund të themi se në një kohë afatmesme, por të shkurtër do të do të eliminojmë të gjithë dokumentaet shkresore dhe të gjithë firmat shkresore dhe administrata shqiptare do të mund të punojë paperless”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos