“Azem Hajdari ishte një lider i lindur, betimi që bëri në shesh, e dominoi të gjithë protestën”. Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në aktivitetin me temë: “Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë”, duke risjellë në vëmendje takimin e liderit të dhjetorit me Ramiz Alinë në vitet ’90.
“Ka një vlerësim për të pamposhturit. I pamposhtur është ai që rrëzohet dhe ngrihet. Këtyre u nxjerr Ramiz Aliaj me Hekuran Isain dhe sampistë dhe i rrahin në mënyrën më barbare. Imagjinoni tani. I kishte pritur, por tani ai me dajak donte ti bënte të pendoheshin pse kërkuan. U pendua, jo absolutisht. Doli të nesërmen në krye të studentëve dhe u nisën tani për të pushtuar sheshin. Dhe ai ngrihej, ishte me një xhakovente të zezë, dhe ngrihej mbi supet, i rrethuar nga të gjitha anët, por një rrethim i papërshkrueshëm. Të gjitha llojet e armëve aty. Kishte dalë dhe Garda. Dhe ky që ngrihej, poshtë dinastia, liri, demokraci. Hipte mbi supet e shokëve të vet që të dëgjohej më mirë dhe ata e duartrokisnin. Me egërsinë e tyre, diktatura e pastroi rrugën. Shkojmë me Besnikun dhe i gjejmë tek një nga konviktet. Na thanë se ju kemi kërkuar, por ju thamë se, nuk na kishte thënë njeri, por ne erdhëm sapo morëm vesh që keni dalë. A do të na përfaqësoni na thanë, jo, përfaqësojmë veten tonë, por do të ju mbështesim. Ju përfaqësoni veten tuaj, ne do t’ju mbështesim ju fuqimisht”.
Berisha thotë s eme ultimatumin që Hajdari i bëri Ramiz Alisë tregoi se ishte lider i lindur dhe i jahstëzakonshëm.
“I rrahur, pasi e kishin goditur, ishin bërë fërtele dhe i lëshon ultimatum Ramiz Alisë. Më thotë, na i lironi dot të burgosurit, i them jo, se nuk njoh në atë sektorin e burgjeve, kur aty gjendet njëri, thotë i njoh unë. Thotë u thuaj, se nëse nuk i lirojnë shokët tanë, xham e gjë pa thyer në Sheshin Skënderbej nuk do të ketë. Ultimatum. Dhe këtë ultimatum unë pastaj ja kam përcjellë Ramiz Alisë. Pra i lindur. Doktrina thotë që, lider bëhesh dhe nuk lind, në fakt ai ishte i lindur dhe ishte më i jashtëzakonshëm si njeri që mund të bëhej. E kishin rrethuar nga të gjitha anët. Çfarë bënte Ramiz Aliaj, ishte i dystuar. Po të mund ti shtypte, do ti shtypte. Nëse nuk i shtypte dot, pastaj do nënshtrohej. I kishte rrethuar shumë keq. T’u thonim ne se, ishin të rrethuar dhe nuk mund të dilnin, se ata i kapnin dhe i fusnin në kamionë dhe i shpërndanë. E vërteta ishte se, vetëm këta ishin aty, ishin vetëm studentët konviktorë. Tek tuk mund të ketë pasur, dhe qytetarë nuk kishte atë natë, ishin vetëm".
Kreu i PD-së solli në vëmendje edhe betimin që Hajdari u bëri studentëve e protestuesve në shesh.
“Pasi u bindën për të mos zbritur natën në shesh. Aty ishin mbledhur mbi 1 mijë studentë, pasi po ktheheshin nga fundjava. Më thotë, dil e folu dhe unë u them, se janë liruar ata studentët, të tjerët në spitale janë kuruar dhe nuk do të zbrisni. Me eksplozion, tradhtar, tradhtar, na tradhtove. E merr fjalën ky. Jo, e keni shumë gabim, këta kanë ardhur me ne, për të na ndihmuar. Tani ja kthyen atij tradhtar. Tradhtar thotë; kur unë të ju tradhtoj ju, Kirit dhe Rudinës ua fus thikën në bark dhe ua nxjerr në gabzerr. Ata u shtangën, ishte ky lloj betimi i lashtë, shekspirian që sheshin e dominoi tërësisht dhe pas kësaj, brohoritje të fuqishme për heroin, për Azem Hajdarin. Ishte i jashtëzakonshëm, ju them unë ju. Po ta marrësh në një aspekt, ai kishte guximin, por kishte instinkte, instinkte të çuditshme”. (A2 Televizion)