Shemsi Prençi zbuloi në A2 CNN për gazetarin Andrea Danglli se dosja e privatizimit të pronave të ushtrisë është ajo që do të godasë më shumë politikanë të lartë në Shqipëri.
Sipas tij, në këtë dosje janë përfshirë, presidentë, kryeministri, e ministra të cilët kanë nxjerrë nga plani i përhapjes disa objekte ushtarake strategjike që fare mirë mund t’i ofroheshin NATO.
“Unë shpresoj që SPAK në 2025 do të vijë fuqimisht disa dosje. Abuzimi me pronat e ushtrisë, ku janë presidenti, kryeministri, pavarësisht se nuk mund të arrestohen në zyrë. Privatizimi i objekteve strategjike, si portet, nga Saranda deri në Durrës. Janë 3 shefa shtabi të ushtrisë. Presidenti ka qenë shef shtabi. I kanë hequr nga plani i përhapjes, që mund t’ia jepje NATO. Është dosja që do godasë nga presidenti. I cili pasi të dorëzojë mandatin do të shkojë në SPAK. Ish-presidenti Meta nuk pranoi t’i heqë nga plani i përhapjes”, tha Prençi. (A2 Televizion)