Berisha del nga selia e PD, nis marshimi drejt Bulevardit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2025, 17:31 | Politikë

Sali Berisha dhe një grup i madh militantësh të Partisë Demokratike, si dhe mbështetës të opozitës, sapo kanë dalë nga selia e PD për t’u drejtuar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe do të zhvillohet protesta kombëtare kundër qeverisë.

Berisha shoqërohet nga deputetë dhe zyrtarë të lartë të PD-së, ndërsa në shesh mijëra qytetarë janë mbledhur në pritje të nisjes së protestës.

Ky është marshimi i parë i Berishës që prej daljes nga arresti i shtëpisë dhe gjithashtu protesta e parë ku ai do të jetë i pranishëm fizikisht në podium, ndërkohë që gjatë gjithë vitit të kaluar, ka mbajtur fjalime nga shtëpia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos