Berisha: 9 vende bllokojnë miratimin e raportit IBAR, integrimi i Shqipërisë në BE në vendnumëro

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 12:40 | Politikë

Berisha: 9 vende bllokojnë miratimin e raportit IBAR, integrimi i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi se në debatin për raportin IBAR në Bruksel, 9 vende kanë kundërshtuar miratimin e vlerësimit të standardeve dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Ai theksoi se kjo situatë bën që procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian të qëndrojë për momentin në vendnumëro, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e një kthimi prapa nëse çështjet e pazgjidhura nuk adresohen.

“Pa votimin unanim të këtij raporti, Shqipëria nuk mbyll asnjë kapitull, çka do të thotë se procesi i integrimit për momentin është vendnumëro”, deklaroi Berisha, duke paralajmëruar se “nëse vazhdohet ky qëndrim ndaj çështjeve të pazgjidhura, Shqipëria jo vetëm që do të rrijë në vendnumëro, por mund të kthehet mbrapa me ndëshkime të rënda".

Ai kritikoi qeverinë dhe propagandën e saj, duke thënë se “Edi Rama dhe zëdhënësit e tij po mashtrojnë shqiptarët duke fshehur këtë informacion.”

Berisha theksoi rëndësinë e mbrojtjes së projektit të integrimit europian: “Ky është një motiv shumë i fortë për shqiptarët që të mbrojnë projektin e tyre, projektin e jetës së tyre, projektin e integrimit të vendit në BE.”

Berisha kritikoi qeverinë dhe propagandën e saj për fshehjen e këtij lajmi dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së projektit të integrimit europian. Ai paralajmëroi se mosveprimet në lidhje me çështjet e pazgjidhura, si dosja e AKSHI-t, mund të kenë pasoja serioze për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos