Berisha: Reforma territoriale e Ramës ndjek platformën e Çubrilloviçit, qytetarët kërkojnë rikthimin e bashkive

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 13:33 | Politikë

Berisha: Reforma territoriale e Ramës ndjek platformën e

Kryedemokrati Sali Berisha kritikoi reformën territoriale të vitit 2014 të kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me platformën e Vaso Çubrilloviçit për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.

“Reforma territoriale që bëri Edi Rama është një reformë, e cila plotëson tërësisht kriteret dhe kushtet e platformës së Çubrilloviçit për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre,” tha Berisha.

Ai shtoi se sipas Çubrilloviçit, për të larguar shqiptarët nga trojet e tyre, “nuk duhet t’u ndërtojmë infrastrukturë, nuk duhet t’u ofrojmë shërbime, duhet t’ua mërzisim jetën.” Berisha theksoi: “Të gjitha këto ishin kriteret që Edi Rama vendosi në reformën që bëri në vitin 2014. Largoi masivisht shërbimet nga qytetarët.”

Berisha kritikoi edhe menaxhimin e punonjësve dhe investimeve: “Numri i patronazhistëve që paguhet me rroga në njësitë e pazgjedhura nga qytetarët, është sot dyfish. Sot, si kurrë më parë, ka bashki që paguajnë punonjës 8 herë më shumë se në vitin 2013. Ndërkohë investimet në Shqipërinë rurale janë më qesharaket dhe më të paqena se kurrë më parë”.

Duke folur për kërkesat e qytetarëve të bashkive të vogla dhe të mesme, Berisha tha: “Në platformën tonë pa diskutim kërkojmë rikthimin e të gjitha bashkive dhe komunave të cilat kanë një numër të përfillshëm qytetarësh. Dhe Devolli, dhe jo vetëm, kanë plotësisht të drejtë të kërkojnë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos