Berisha: Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së për shqiptarët

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 13:17 | Politikë

Berisha: Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së për

Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur për artikullin Vuçiç-Rama në "Frankfurte Alemaine Zeitung" tha se Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së për shqiptarët, po kjo gjë sipas tij nuk do mund të bëhet realitet.

Pra Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së për shqiptarët, çka kam bindjen më të thellë, se kjo nuk do mund të bëhet kurrë realitet. Shqiptarët asgjë nuk do mund ti pengojë në rrugëtimin e tyre plot sakrifica dhe mundime dhe në tërësi të pandalshëm drejt integrimit të plotë në BE”, tha Berisha.

Kreu i PD tha sot se nuk përjashtohet futja në grevë urie e deputetëve demokratë, pasi prej kohësh ata kanë shprehur vendosmërinë për të kaluar në akte sublime.

E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime, grevë urie dhe asgjë nuk përjashtohet. Por çdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur. Mendoj se fjala e sovranit është çështja më kryesore në rendin e ditës. Sovrani duhet të flasë sepse kjo që po ndodh me shqiptarët është e pashembullt në histori. Kujtojmë vetëm kaq. Një njeri që për 6 muaj rresht u premtoi shqiptarëve integrimin në 2027, integrimin në 2030, tani që është kapur me presh në dorë si hajdut, u thotë se, nuk kemi nevojë për integrim të plotë”, u shpreh kryedemokrati.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos